Drejtoria e Bujqësisë vazhdon me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore, përfitojnë 35 fermerë
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 35 fermerë të Kamenicës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka uruar fermerët për përfitimin e këtyre pajisjeve.
“Edhe 35 fermerë nga Kamenica, përfituan pajisje bujqësore për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Sot bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Naim Arifin dhe stafin e kësaj drejtorie, kemi shpërndarë 15 kositëse bari dhe 20 mbledhëse bari. Ndërkaq, para pak ditësh kemi ndarë pajisje bujqësore edhe për 40 fermerë urime përfituesve, e ne vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, ka thënë se në vazhdimësi janë duke i mbështetur fermerët.
“Qytetarët e komunës sonë, janë prioritet i yni, andaj çdo ditë angazhohemi që t’u ofrojmë kushtet bazë për lehtësimin e punëve të tyre. Urime të gjithë fermerëve”, u shpreh ai.
Drejtoria e Bujqësisë ka shpërndarë pajisje bujqësore ditë më parë edhe për 40 fermerë të Kamenicës.
(Q.R / Epoka e re)