Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi, jemi në terren duke punuar pas shiut të rrëmbyeshëm
Rrugë të përmbytura e vetura thuajse tërësisht të fundosura, këto janë pamje ‘apokaliptike’ sot në Prishtinë pas reshjeve të mëdha të shiut.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, ju ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë.
Ai thotë se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
Postimi nga Komuna e Prishtinës:
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet , ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Lulzim Fushtica