
Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë liron hapësirën publike
01 mars 2022
| 11:58
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.
Inspektorët komunalë kanë bërë me dije se personi përgjegjës i këtij lokali ka bërë vendosjen e terasës me dërrasa pa leje.
Pas inspektimit të realizuar nga inspekcioni i komunës punimet janë ndërprerë dhe janë vendosur shiritat deri në marrjen e lejes nga drejtoria përgjegjëse.
Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se do të vazhdojë me lirimin e hapësirave publike, në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.