Drejtoria e Inspeksionit mbyll një lokal në qendër të Mitrovicës, s’i respektoi masat e qeverisë

20 maj 2020 | 12:30

Drejtoria e Inspeksionit në MItrovicë ka mbyllur sot një lokal në sheshin e qytetit, pasi nuk ka respektuar vendimin nga Qeveria e Kosovës, ku faza e dytë e lehtësimit të masave parasheh që kafiteritë të ofrojnë shërbime “merr me vete”, ndërsa ky lokal u ka mundësuar qytetarëve të qëndrojnë në ulëset e lokalit.

Me këtë rast inspektorët komunal, përveç mbylljes së përkohshme të lokalit, kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët për mos respektim të ligjit, ndërsa lidhur me procedurat tjera do të merren organet e rendit.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste të respektojnë të gjitha vendimet nga qeveria dhe komuna të ndërmarra si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, në të kundërtën ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë këto vendime ne si drejtori do të marrim masa konform ligjeve në fuqi duke ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve. (L.G/Epoka e re)

Image may contain: one or more people, people sitting and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukri Klinaku POLITIKANI QË NXITË PRIMITIVIZËM NË SHOQËRI ËSHTË POLITIKANI…