![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/mitrovice-2.jpg)
Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë dhe Inspektorati i Punës do të realizojnë aksione të përbashkëta
Drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, ka pritur në takim kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, me të cilin ka biseduar për realizimin e aksioneve të përbashkët të këtyre dy institucioneve.
Gjatës këtij takimi, drejtori Ademi, ka falënderuar kryeinspektorin Fazliu për gatishmërinë e tij që në qytetin e Mitrovicës të realizohen aksione të cilat janë në të mirë të qytetarëve.
“Falënderoj Inspektoratin e Punës për rajonin e Mitrovicës për bashkëpunimin e ofruar në mënyrë që së bashku të realizojmë aksione të duhura si dhe të lehtësojmë jetën e qytetarëve”, ka thënë drejtori Ademi.
Më tutje, të dy palët janë dakorduar që në bashkëpunim të ndërsjellë me Inspektoratin e Punës, AVUK-un, dhe Drejtorinë e Inspeksionit, gjatë javëve në vijim të realizohen aksione të përbashkëta.
(Q.R / Epoka e re)