Drejtoria e Inspeksionit shton masat për parandalimin e koronavirusit

07 prill 2020 | 11:35

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Drenasit, në vazhdën e monitorimit të përditshëm, me qëllim të parandalimit të virusit COVID 19, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë, rekomandimet e IKShP-së dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga java e kaluar ka zbatuar masa të reja ndaj subjekteve (sidomos atyre ushqimore) duke ua shpërndarë atyre Urdhëresën e nxjerrë nga Drejtoria, me të cilën obligohet secili subjekt për zbatim të masave të specifikuara:

Inspektorët këtë Urdhëresë deri më sot e kanë shpërndarë në formë fizike tek afërsisht 150 subjekte për të cilat është krijuar databazë e veçantë.

“Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar dhe pritjen për rëndim të situatës gjatë këtyre ditëve, lusim qytetarët e Komunës së Drenasit që gjatë furnizimit me produkte ushqimore në marketet në Drenas, t’u përmbahen urdhëresave të Qeverisë, rekomandimeve të IKShP-së si dhe Urdhëresës së lartcekur në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit dhe subjekteve tona t’u mundësohet zbatimi i plotë i këtyre masave”, është thënë në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit po përballet…