Drejtoria e Inspektorateve në Prizren do t’i shqyrtojë kërkesat për pranimin e pllakave para betonimit
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se Drejtoria e Inspektorateve do t’i shqyrtojë kërkesat për pranimin e pllakave para betonimit, punimet e të cilave planifikohen të bëhen në ditët e festave.
Sipas njoftimit të kësaj komune, kjo drejtori do t’i caktojë ditët e punës për realizimin e këtyre punimeve.
“Drejtoria e Inspektorateve, respektivisht Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë, tani e tutje nuk do t’i shqyrtojë kërkesat për pranimin e pllakave para betonimit, punimet e të cilave planifikohen të bëhen në ditët e festave dhe ditët e vikendit (të shtunën dhe të dielën). Me këtë rast, obligohen të gjithë pronarët e bizneseve ndërtimore, pronarët e objekteve kolektive dhe individuale, që në kërkesën e tyre për pranimin e pllakave të betonimit tek Drejtoria e Inspektorateve, t’i caktojnë ditët e punës për realizimin e punimeve të tyre. Ky veprim i drejtorisë është marrë në bazë të kompetencave të plota ekzekutive sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm në fushën e zbatimit të rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/