Drejtoria e Inspektoratit në Prizren rrënon dy objekte
Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka rrënuar dy objekte, për shkak se objektet në fjalë ishin ndërtuar në pronën e komunës.
Drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar se vendimi për rrënimin e objekteve në fjalë është marrë pasi që investitori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhrit të DI-së për ndalimin e punimeve.
Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga investitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative.
Po ashtu, investitorit i është dhënë afati 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por i njëjti nuk i është përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit.
Drejtoria e Inspektoratit ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos fillojnë ndërtimin e objekteve pa leje dhe se në të kundërtën do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.