Drejtoria e Kadastrit njofton se për një kohë nuk do të lëshohen dokumente që kanë të bëjnë për pronën
29 janar 2018
| 12:32
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar, aktualisht është e pamundur lëshimi i dokumenteve si certifikata e pronës dhe kopja e planit.
Njoftimi i plotë nga Drejtoria e Kadastrit:
Njoftojmë qytetarët e Prishtinës se për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar, aktualisht është e pamundur lëshimi i dokumenteve si certifikata e pronës dhe kopja e planit.
Me kohë e kemi njoftuar ministrinë përkatëse, në mënyrë që të ndërmerr masa në sanimin e gjendjes.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.