Drejtoria e Shëndetësisë në Gjakovë merr një autoambulancë nga donatorët holandez
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës është pajisur të mërkurën me një autoambulancë e tipit Volkswagen nga donatorët holandez. Po ashtu edhe një autoambulancë e tipit Mercedes është pranuar si donacion për spitalin “Isa Grezda” të Gjakovës nga këta donator.
Pranimi i këtij donacioni është bërë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Adelina Shehu-Kola dhe ish-zyrtari holandez që ka qenë pjesë e EULEX-it në Kosovë.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të këtij donacioni është realizuar në afërsi te objektit të komunës së Gjakovës
Me këtë rast drejtoresha Shehu-Kola ka falënderuar donatorët holandez për dhurimin e autoambulancës.
Ajo ka thënë se është e kënaqur që njerëzit të cilët e shohin realitetin në Kosovë, mikpritjen kosovare si dhe sjelljet e qytetarëve i kanë shtyrë donatorët të mos e harrojnë Kosovën edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.
/Epoka e re/