![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/drenas.jpg)
Drejtoria për Bujqësi në Drenas monitoron ndërtimin e serave
09 dhjetor 2020
| 13:42
Drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, e shoqëruar edhe nga menaxheri i projektit dhe komisionit për pranim teknik të serave, ka dalë në terren për të monitoruar nga afër ndërtimin e serave tek fermerët përfitues të këtij projekti.
Ndërtimi i serave është duke u zhvilluar sipas projektit dhe sipas planit menaxherial të kontratës së lidhur ndërmjet DBPZHR-së dhe punëkryesit.
DBPZHR-ja në Drenas ka njoftuar fermerët se projekti i ndërtimit të serave është në përfundim e sipër dhe prej 65 serave sa janë, deri më tani janë ndërtuar rreth 40 prej tyre.
(Q.R / Epoka e re)