Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Rahovec jep rezultate pozitive në të hyrat e tatimit në pronë
13 korrik 2018
| 15:46
“Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit është angazhuar në rritjen e të hyrave në tatim në pronë, nga ky angazhim kjo drejtori ka rritur të hyrat për 31 mijë e 151, 68 euro për gjashtë mujorin e parë të vitit 2018. Në të njëjtën periudhë të vitit 2017 të hyrat kanë qenë 160 mijë e 439, 37 euro, kurse për vitin 2018 të hyrat janë 192 mijë e 051,05 euro”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Rahovecit.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, ka folur për rritjen e të hyrave të tatimit në pronë.
Ai ka thënë se e gjithë kjo është bërë nga puna e mirë dhe vetëdijesimi i qytetarëve për ta paguar tatimin në pronë.
/Epoka e re/