Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë do ta formojë këshillin e pacientëve
Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes të Drejtorisë për Shëndetësi të Mitrovicës dhe Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) i cili ka për qëllim bashkëpunimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe PRAK-ut në themelimin e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Mitrovicës.
Themelimi i Këshillit të Pacientëve është i rregulluar edhe me statutin e ri të QKMF-së, që u miratua javën e kaluar nga Kuvendi Komunal.
Marrëveshja u nënshkrua nga Fahri Shabani, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Ruzhdi Rexha, drejtor ekzekutiv i PRAK-ut. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe zyrtarët e DSH-së dhe QKMF-së.
Qëllimi i Këshillit të Pacientëve është që të shërbej ësi një mekanizëm formal i QKMF-së për përfshirjen e pacientëve në vendimmarrje në mënyrë që të punojnë së bashku me institucionet dhe stafin shëndetësor për të rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe komunitetin.
Drejtoria për Shëndetësi dhe QKMF-ja në procesin e themelimit dhe funksionalizimit të Këshillit të Pacientëve do të përkrahet edhe nga AQH, një organizatë tjetër partnere që mbështet në vazhdimësi shëndetësinë primare të Mitrovicës.