Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë pranon donacion nga “Jetimat e Ballkanit”

03 tetor 2022 | 14:31

Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë ka pranuar një donacion me pajisje mjekësore nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, donacion ky i cili do të shfrytëzohet për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”.

Ky donacion përmban; 20 shtretër spitalor, 10 karroca invalidore, 30 shëtitore për pacientë, 3 karrige ndihmëse për pastrim, 10 ulëse të karrocave invalidore, si dhe 10 pako me kollostoma.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka falënderuar Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për dhurimin e këtij donacion të rëndësishëm për shëndetësinë e Mitrovicës dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke u zotuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai ka potencuar faktin se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë në lehtësimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Mitrovicës, ku një pjesë e këtij donacioni do të jepet në shfrytëzim për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë këto pajisje.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, do të vazhdojë punën me shërbime sa më cilësore dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e katërt në elitën e…