Drejtoria për Shërbime Publike vazhdon mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve në Mitrovicë

01 shkurt 2022 | 16:49

Në Sallën e Kuvendit Komunal, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë pritur në takim familjet e dëshmorëve në Mitrovicë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë i karakterit informues lidhur me renovimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Në këtë takim u pajtuan që t’i kushtohet kujdes i veçantë rregullimit të emrave dhe fotove në pllakat e varrezave, si dhe të vazhdohet mirëmbajtja e të gjitha varrezave të dëshmorëve në Shipol.

Gjithashtu, drejtori i DShPI-së, Tmava, ka theksuar se, përveç mirëmbajtjes së këtyre varrezave, drejtoria të cilën e udhëheq ai do t’i mirëmbajë të gjithë lapidarët dhe pllakat përkujtimore të vendosura në tërë territorin e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe…