Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ndan bursat për 20 sportistë

19 nëntor 2021 | 14:59

Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës për herë të parë ka bërë ndarjen e 20 bursave për sportistët e rinj të moshës 15-21 vjeç me qëllim të motivimit, ndihmesës, rritjes së vullnetit dhe përkushtimit të të rinjve me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira.

Vlera e bursës që iu ndahet këtyre të rinjve është 1000 euro. Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës u ka uruar suksese te mëtutjeshme sportistëve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet klimatike nga një stinë e nxehtë, në atë më…