Drejtues vendës dhe ndërkombëtar diskutuan për mundësitë dhe rreziqet e sektorit bankar
Në 20 vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), përfaqësues të lartë të BQK-së dhe të institucioneve ndërkombëtare, diskutuan në lidhje me efektet e fushëveprimit financiar në zhvillim e sipër, mundësitë dhe rreziqet për zhvillimin e sektorit financiar në ekonomitë në zhvillim – perspektiva e Ballkanit Perëndimor.
Panelistët e sesionit të dytë: Ratna Sahay, Zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Radoje Žugić, Guvernator i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Anita Angelovska Bezhoska, guvernatore e Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut, Sokol Havolli, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Jasmin Mahmuzić, drejtor i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, diskutuan se si mund të jetë e ardhmja e sektorëve tradicionalë bankarë dhe a po rritet rëndësia e financimit jo bankar në vitet e fundit.
Panelistët diskutuan për rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe nëse ky sektor po e bënë më të ndërlikuar ruajtjen e stabilitetit financiar.
Gjithashtu pika të tjera të diskutimit ishin edhe për mundësitë dhe rreziqet për zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi dhe në ekonomitë e tregut në veçanti, në theks të veçantë perspektiva e Ballkanit Perëndimor.
Në fund të sesionit të pranishmit kanë mundur t’iu parashtrojnë pyetje panelistëve rreth temave të diskutuara.