Drejtuesi i emisionit Pressing: Mbi 40 policë e arrestuan Dardan Molliqajn

01 shkurt 2022 | 20:34

Drejtuesi i emisionit Pressing në T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbi 40 policë e arrestuan Dardan Molliqajn, i cili ishte i ftuar në këtë TV për intervistë.

“Siç arritet me pa LIVE, mbi 40 police e rrethuan studion e Pressingut dhe e arrestuan Dardan Molliqajn, te ftuarin e emisionit. Kjo eshte hera e pare qe i ftuari arrestohet para emisionit. Sipas PSD’se, Molliqaj ka qene tere diten ne zyren e tij, prandaj nuk e kuptoj kete spektakel te policise ne oborrin e televizionit. Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcen? Emisioni, mbahet, megjithate”, ka shkruar Kerquki.

Dardan Molliqaj arrestohet dhunshëm duke hyrë në Pressing, në televizionin T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak…