![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/sss.jpg)
Drejtuesi i fushatës së Trumpit merr drejtimin e fushatës së Sali Berishës
10 shkurt 2025
| 13:47
Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës të Donald Trump në ShBA, është prezantuar të hënën si drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri.
Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti.
Ai shprehet se PD-ja me këtë zgjedhje të jashtëzakonshme po shkon drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.
“Lajm i madh për shqiptarët dhe Shqipërinë! Chris LaCivita, strategu i fitores historike të Donald Trump, do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit! Një strateg fitues për një Shqipëri që fiton”, ka shkruar në “Facebook” Teliti.