Drejtuesi i një veture konfrontohet me shoferin e autobusit, raportohet se u nxor arma

15 janar 2023 | 19:25

Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr. 4 dyshohet se ka ndodhur një zenkë midis një shoferi të veture dhe punonjësve të autobusit e tëra e nisur pas një keqkuptimi.

Siç raportojnë “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” e gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta.

Tutje, siç thuhet, në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba.

“Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtarëve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për ti gjuajtur në bërllog pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para kishe thirrur policinë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit, përkatesisht te “xhambazët”.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë ngjarje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të temperaturave të pazakonta në këto ditë janari,…