Drejtuesi i Programit ICITAP në Shqipëri nderohet me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka nderuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennet.
Meta ka thënë se është mirënjohës për kontributin e Bennetit për forcimin e bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese të ShBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm.
“Kënaqësi e veçantë të vlerësoja sot me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’ drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, z. Charles Stephen Bennet. Mirënjohje për kontributet e tij të spikatura për forcimin e bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese të ShBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/