Drejtuesit e “F.C Hajvalia 2020” priten nga ministrja Dumoshi
Themeluesit e klubit “F.C Hajvalia 2020” janë pritur sot në një takim nga ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.
Nënkryetari Bekim Gashi, drejtori sportiv Ali Ajeti dhe sekretari i klubit, Burim Vrajolli, i kanë prezantuar ministres Dumoshi vizionin dhe organizimin e klubit “F.C Hajvalia 2020”.
Ministrja Vlora Dumoshi u shpreh e kënaqur me seriozitetin e klubit “F.C Hajvalia 2020” dhe u premtoi të gjithë mbështetjen e nevojshme që Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport mund të ofroj.
Të dy palët u pajtuan që takimet si këto të jenë sistematike në mënyrë që progresi i klubit “F.C Hajvalia 2020” të mos hasë në asnjë vështirësi gjatë rrugëtimit të saj.
“F.C Hajvalia 2020” falënderon ministren Dumoshi për mbështetjen e saj të pakusht në realizimin e këtij projekti madhor jo vetëm për klubin por për të gjithë fshatin e Hajvalisë.