Drejtuesit e FBK-së vëzhgojnë punimet në palestrën e Istogut

09 qershor 2020 | 13:57

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, së bashku me drejtorin e përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova dhe anëtarin e Bordit të FBK-së, Kastriot Blakajm kanë vizituar Komunën e Istogut, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Drin Sadikaj. Në këtë takim është diskutuar për të ardhmen e basketbollit në Komunën e Istogut.

Kryetari i FBK-së i ka falënderuar për mikpritjen dhe është shprehur se Komuna e Istogut ka përparësinë në basketboll, duke qenë se popullsia e Istogut për nga gjatësia është e treta në Kosovë. Gjithashtu, Istogu është një vatër e basketbollit. “Fetahu ka vlerësuar punën e deritanishme nga KB Istogu me të gjitha kategoritë dhe ka shprehur gatishmërinë për ndihmë, kurse edhe Rugova është zotuar se do ta ndihmojë basketbollin në këtë komunë. Bashkëfolësit u pajtuan për rëndësinë e Klubit të Femrave në Komunën e Istogut. Kryetari i Istogut, si një ish-basketbollist, ka shprehur dëshirën që ta ndihmojë Klubin e Istogut dhe në vazhdimësi e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Granit Rugova, drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës në Basketboll, në fund të takimit i dhuroi kryetarit të Istogut fanellën e Kosovës. Gjatë kësaj vizite krerët e FBK-së kanë vëzhguar edhe punimet në palestrën në Istog, duke shpresuar se do të jetë sa më shpejt e gatshme për gara dhe të bëhet inaugurimi i saj.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e pandemisë ka ndikuar negativisht edhe në bizneset e…