Drejtuesit e Federatës Botërore dhe Evropiane të Karatesë për tri ditë qëndruan në Kosovë

10 dhjetor 2024 | 15:28

Presidenti i Federatës Botërore dhe asaj Evropiane të Karatesë, Antonio Espinos, dhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Karatesë, Davor Cipek, qëndruan për tri ditë në Kosovë. Espinos dhe Cipek morën pjesë në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) me rastin e 10-vjetorit të pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, Espinos dhe Cipek zhvilluan takime të rregullta me krerët e Federatës së Karatesë së Kosovës, kryetarin Besart Baruti, sekretarin e Përgjithshëm, Nazmi Gashi dhe anëtari i BE, Gazmend Havolli. Në këto takime të rregullta, temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimi dhe avancimi i karatesë në Kosovë, trajnimet për gjyqtarët dhe trajnerët e FKK-së, si dhe kalendari ndërkombëtar i garave. Espinos dhe Cipek kaluan një kohë shumë të këndshme në Kosovë dhe u shprehën të kënaqur nga mikpritja e KOK-ut dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.

FKK-ja e ka falënderuar KOK-un për ftesën e udhëheqëseve më të lartë të Federatës Botërore të Karatesë dhe uron KOK-un për punën e shkëlqyer. Kjo dekadë ishte e rritjes dhe zhvillimit të sportit të Kosovës brenda familjes Olimpike Ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e sotme jemi njohur me promon zyrtare të “BBVA”.…