Drejtuesit e FFK-së bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit
09 dhjetor 2018
| 14:23
Kryetari i Federatës s Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe drejtuesit e tjerë të FFK-së, kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, në gjashtë mujorin e vdekjes së tij.
Të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorë e familjarë të ish-presidentit, pastaj drejtuesit dhe futbollistët e KF ‘Llapi’, drejtuesit e grupit të tifozëve ‘Dardanët’ dhe dashamirë të ish-presidentit Vokrri.
Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari historik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë para gjashtë muajsh pas një sulmi në zëmër. Emrin e Fadil Vokrrit tash e mban stadiumi i qytetit në Prishtinë, i cili filloi riparimin e tërësishëm, pikërisht me iniciativën e Vokrrit.
/Epoka e re/