Drejtuesit e FFK-së dhe Përfaqësuesja e Kosovë bëjnë homazhe te varri i ish-kryetarit Fadil Vokrri

09 qershor 2022 | 13:44

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shoqëri të KE, komplet ekipit të përfaqësueses, veteranëve të futbollit, administratës së FFK-së si dhe tifozëve “Dardanët” kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.

Pas homazheve kryetari Ademi në një prononcim për media ka thënë se kujtimi për legjendën e futbollit mbarëkombëtar do të jetë i përhershëm.

“Sot është përvjetori i katërt pa legjendën tonë. Fadil Vokrri dihet tashmë kush ka qenë në fushën e lojës, normalisht ka qenë edhe udhëheqës i Federatës dhe i falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për futbollin dhe për FFK-në që me ardhur në këtë ditë, sidomos legjendën tonë i cili ka qenë në fazën e ndërkombëtarizimit. Në këtë kohë ndjejmë edhe dhimbje edhe emocione të ndryshme. Jo rastësisht sot qëlloi ndeshja e cila do të luhet me Irlandën e Veriut dhe rezultatin ia dedikojmë ish-presidentit Fadil Vokrri. Po ashtu i lus ‘dardanët’ që ta bëjnë një koreografi jashtëzakonisht të veçantë në këtë katër vjetor dhe sigurisht që kujtimi do të jetë i përhershëm për të”, ka thënë Ademi. E homazhe tek varri i legjendës Fadil Vokrri kanë bërë edhe familjarët e të ndjerit, miq e qytetarë të shumtë.

https://youtu.be/sbhGlxbGSw8

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Të dhënat personale të qytetarëve duhet të jenë të mbrojtura…