Drejtuesit e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s

10 maj 2022 | 16:27

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri po qëndrojnë në Vjenë, ku nesër do të marrin pjesë në Kongresin e 46-të të UEFA-s.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s si dhe takimet e sektorëve të ndryshëm të UEFA-s, në të cilat janë pjesë përfaqësuesit e federatave nacionale.

Në Kongresin e UEFA-s krahas raporteve të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, të KE të UEFA-s dhe të administratës së UEFA-s, si dhe raportit financiar, do të diskutohet edhe për Kampionatin evropian 2024 dhe për formatet e reja garuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, pritet shqyrtimi i projektligjit për…