Drejtuesit e FFK-së në Kongresin e FIFA-s
05 qershor 2019
| 12:10
Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretar i përgjithshëm, Eroll Salihu po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 69-të të FIFA-s, i cili po mbahet në Paris.
Në këtë kongres do të votohet për mandatin e ri 2019-2023 për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, derisa ndër pikat kryesore është edhe propozimi për të rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2022” nga 32 në 48.