Drejtuesit e FFK-së në Kongresin e UEFA-s
Në Amsterdam kanë filluar punimet e Kongresit të 44-t të UEFA-s. Në këtë Kongres po marrin pjesë edhe drejtuesit e FFK-së, presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Ky kongres po zhvillohet 100 ditë para Kampionatit Evropian dhe në të po diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë aktivitet madhështor, por edhe zhvillimin e futbollit në të gjitha federatat anëtare të UEFA-s. Kongresin e kanë përshëndetur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ndërkohë, në mbrëmje krerët e FFK-së së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, trajnerin Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala do të marrin pjesë në tërheqjen e shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Kosova këtë herë është pjesë e Ligës C.