Drejtuesit e FFK-së në samitin e FIFA-s
14 shkurt 2019
| 15:02
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar në Stamboll, ku do të marrin pjesë në Samitin dyditor të FIFA-s.
Ky samit do të jetë i përqendruar në katër pika: E ardhmja e garave të FIFA-s, programi zhvillimor i FIFA-s, futbolli i femrave dhe sistemi VAR.
/Epoka e re/