Drejtuesit e FFK-së shkojnë në Romë për Kongresin e UEFA-s
05 shkurt 2019
| 16:49
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë mbërritur sot në Romë, ku do të marrin pjesë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili i zhvillon punimet më 7 shkurt.
Gjatë këtij kongresi do të mbahen zgjedhjet për president të UEFA-s si dhe për tetë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Presidenti aktual, Aleksandër Çeferin, pritet të rizgjidhet për mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës së futbollit evropiane, duke pasur parasysh se nuk ka kundërkandidat, derisa garë e madhe pritet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ku kandidat është edhe presidenti i FShF-së, Armand Duka.