Drejtuesit e FFK-së takuan ish-futbollistin Xhevdet Muriqi
23 qershor 2019
| 14:08
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë takuar ish-futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Xhevdet Muriqin.
FFK-ja ka njoftuar se gjatë këtij takimi përveç kujtimeve të përbashkëta për futbollin e viteve të 80-ta, ata, diskutuan edhe për futbollin e tanishëm si dhe për sukseset që po i arrin Përfaqësuesja e Kosovës.
Ish-futbollisti i Prishtinës përgëzoi drejtuesit e FFK-së për punën e bërë, duke uruar vazhdimin e serisë pozitive për “Dardanët” në ndeshjet e ciklit kualifikues për “Euro 2020”.
/Epoka e re/