Drejtuesit e FFK-së vizitojnë Kryeziun
03 maj 2019
| 17:17
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi si dhe veprimtarin Zekirja Shahini e kanë vizituar sot në shtëpinë e tij futbollistin e Përfaqësues së Kosovës, Hekuran Kryeziu, i cili ditë më parë iu nënshtrua operimit pas lëndimit të pësuar në kampionatin zviceran.
Drejtuesit e FFK-së i dëshiruan Hekuranit shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e gjelbër si në klubin e tij, Zurich ashtu edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.