Drejtuesit e FFK-së vizituan ‘Arenën Kombëtare’
10 nëntor 2019
| 16:19
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë vizituar sot “Arenën Kombëtare” në Tiranë, stadium i cili do të inaugurohet më 17 nëntor për ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Francë.
Drejtuesit e FFK-së u pritën nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, kurse ambientet dhe punimet e bëra në stadium u prezantuan nga dy përgjegjësit e këtij projekti, Arben Dervishi dhe Luan Mingjozi.
Gjatë kësaj vizite Drejtuesit e FFK-së panë nga afër të gjitha ambientet e këtij impianti gjigant, derisa me inspektorët e UEFA-s u bisedua për zgjerimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.