
Drejtuesit e FGjK-së vizitojnë Shoqatën e Shqiptarëve të prefekturës së Osijekut dhe Baranjës
Federata e Gjimnastikës së Kosovës e drejtuar nga kryetari i saj, Shkumbin Maqastena me bashkëpunëtor dhe gjimnaste, po qëndrojnë në Osijek të Kroacisë, në kamp stervitor. Ata kanë vizitur shoqatën e shqiptarëve në Osijek të Kroacisë ku janë pritur nga Gani Zahiti dhe Lorenta Kadriu Snajder. Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e FGJK-së, ky takim ka pasur një rëndësi të veçantë për një bashkëpunim dhe përkrahje ndaj nismave që forcojnë lidhjet mes sportit dhe komunitetit shqiptar jashtë Kosovës.
Kujtojmë se gjimnastet e Kosovës, janë duke u përgatitur për garat ndërkombëtare në kampin “Sokol Center”, në Osijek nga e diela e 6 prillit dhe atje do të qëndrojnë për një javë.
Njoftimi i plotë i FGJK-së:
Sot, në kuadër të qëndrimit tonë në Osijek, patëm nderin të vizitojmë Shoqatën e Shqiptarëve të Prefekturës së Osijekut dhe Baranjës.
Kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, z. Shkumbin Maqastena, shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe përkrahje ndaj nismave që forcojnë lidhjet mes sportit dhe komunitetit shqiptar jashtë Kosovës.
Gjatë vizitës, u njohëm me qendrën e tyre kulturore dhe ndamë momente të bukura me përfaqësuesit e shoqatës.