Drejtuesit e FHK-së morën pjesë në Kongresin e EHF-së

15 shtator 2023 | 11:10

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci morën pjesë në punimet e Kongresit të 16-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në rend të ditës kishte pika të shumta, duke përfshirë ndryshimin e disa neneve në Statut dhe ndryshimin e disa rregulloreve.

Gjatë qëndrimit në Bazel të Zvicrës, Saraçini e Gjinovci u takuan me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe presidentin e EHF-së, Michael Wiederer. Gjatë takimit, presidenti Wiederer falënderoi FHK-në për organizimin e shkëlqyer të Evropianit për hendbolliste në Prishtinë.

Ndërkohë presidenti i IHF-së, Moustafa, nesër në selinë e tij në Bazel pret në takim Saraçinin e Gjinovcin. Do të diskutohet për “IHF Trophy” që mbahet muajin tjetër në vendin tonë dhe për projekte të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur asfaltimi i rrugës transit në Shtime. Lajmin…