Drejtuesit e FSShK-së vizitojnë QKMF-në në Deçan
Delegacioni i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës i prirë nga kryetari i saj dr. Blerim Syla, nënkryetari i FSSHK-së Mr. Blerim Delija, përfaqësuesi regjional për Regjionin e Pejës Bujar Agusholli si dhe përfaqësuesi i Sindikatës së QKMF-Deçan sot në mëngjes kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për tu njoftuar më për së afërmi me situatën e krijuar pas helmimit të mbi 1000 të helmuar.
Nga menaxhmenti i QKMF-së u morën informata në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve të trajtuar, furnizimin me barna dhe material të nevojshëm për ofrim të shërbimeve shëndetësore, menaxhimin e stafit shëndetësor të kësaj qendre pas situatës së krijuar.
Kryetari i FSSHK-së u zotua para të pranishmëve se si Federatë jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë materiale si dhe kadrovike, që të mundësohet shërbimi shëndetësor për të gjithë pacientët në nevojë e në veçanti pas shpalljes së gjendjes emergjente.
FSSHK ju bën apel institucioneve shtetërore që të intervenojnë në krijimin e kushteve para se të shpallet gjendja emergjente jo pasi që të shpallen ato.
Të gjithë së bashku në mbështetje të pacientëve si dhe të punësuarve në QKMF-Deçan.
Një falënderim për angazhimin dhe punën e palodhshme për drejtorin e këtij institucion dhe të gjithë stafit të angazhuar gjatë këtyre ditëve.
FSSHK kërkon nga të gjitha instancat shtetërore që sa më shpejt të zbardhet arsyeja e helmimit të qytetarëve në Deçan.