Drejtuesit e KOK-it takohen me presidentin e Komitetit Olimpik të Belgjikës

14 shkurt 2022 | 14:44

Drejtuesit e KOK-it, presidenti Ismet Krasniqi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Jeton Beqiri kanë zhvilluar takim me presidentin e Komitetit Olimpik të Belgjikës, Saive Jan Michel.

Në takimin e mbajtur në Pekin të Kinës, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, palët kanë biseduar çështje të ndryshme të bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike.

Presidenti Jan Michel vjen nga sporti i ping pongut, ku ka lënë gjurmë si pingpongist, sport ky prej nga vjen edhe anëtari i BE, Beqiri, i cili është edhe kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se nuk…