Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e aeronautikës pas suksesit në Evropian

25 tetor 2024 | 16:08

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë pritur ekipin e aeronautikës, pas suksesit të shënuar në Kampionatin Evropian, disiplina precizion në paragllajdizëm (FAI Class 1), të mbajtur në Gjirokastër të Shqipërisë.

Kosova fitoi medaljen e argjendtë në ekipore, ndërsa të bronztën me Migjen Shalën në individuale. Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, të cilët me pak fat kanë mundur të përfundojnë në zonën e medaljeve. Presidenti Krasniqi, duke përgëzuar ekipin për suksesin e arritur, theksoi se me medaljet e fituar në një garë të nivelit të tillë, janë duke bërë krenarë vendin tonë.

Kryetari i Federatës Aeronautike të Kosovës, Avni Kuçi, foli për sfidat dhe suksesin e arritur në të 12 raundet, duke thënë se në ekipore në momentet e fundit humbën vendin e parë. Vëllezërit Migjen dhe Fanol Shala u shquan edhe për rekordet e thyera. Pas Evropianit, Fanolit iu konfirmua rekordi evropian dhe botëror, ndërsa Migjenit rekordi evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas takimit që…