Drejtuesit e KOK-ut priten volejbollistin me të mirë shqiptar, Gazmend Husaj

02 shtator 2022 | 16:06

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur volejbollistin më të mirë shqiptar, Gazmend Husaj dhe kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.

Husaj prej vitesh bën karrierë të suksesshme jashtë vendit, kurse ditë më parë është transferuar në klubin Kuvajt të shtetit të Kuvajtit. Ai më parë ka fituar trofe të shumtë me klube nga Franca, Turqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe, së fundi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku fitoi ligën me Shabab Al Ahli.

Husaj ka qenë edhe kapiten i Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa muaj më parë vendosi t’i kthehet Përfaqësueses së Kosovës. Presidenti Krasniqi e ka përgëzuar Husajn për karrierën e begatshme, duke theksuar se ai është inspirim edhe për gjeneratat e reja se si me punë mund të arrihen suksese të mëdha.

Presidenti i uroi fat dhe suksese edhe në klubin e ri, po ashtu edhe në kombëtaren tonë, duke vlerësuar ardhjen e tij përforcim të madh. Nga ana e tij, volejbollisti Husaj falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen dhe përkrahjen që po i jep zhvillimit të sportit tonë, në veçanti sportit të volejbollit. Ai theksoi se do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, me besimin se sukseset nuk do të mungojnë edhe me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Halil Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratës se…