Drejtuesit e KOK-ut, sot në Vushtrri dhe Mitrovicë
05 prill 2018
| 10:48
Në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave, bizneset dhe klubet sportive, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, të enjten do të qëndrojnë në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Drejtuesit e KOK-ut do të takohen me kryetarët e këtyre komunave, bizneset dhe klubet. Bizneseve dhe klubeve do t’u sqarohet në detaje Rregullorja që përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në sport, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorizim. Ditë më parë drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takime edhe me kryetarët e komunave të Pejës, Burimit dhe Klinës, si dhe me bizneset e klubet e këtyre komunave.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)