Drejtuesit e KPA-s zhvillojnë takim me përfaqësuesit e DASh-it për vaksinat

14 prill 2021 | 12:04

Përfaqësuesit e Kongresit Panshqiptar Amerikan (KPA) ka zhvilluar një takim me 5 zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) pas një kërkese që organizata i ka bërë sekretarit Antony Blinken për ndihmë në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për Kosovën.

“Përveç diskutimit mbi bashkëpunimin e mundshëm për të ndihmuar Kosovën në prokurimin e vaksinave, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të ndryshme me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni, përfshirë dialogun, Gjykatën Speciale, vëllezërit Bytyqi, zgjedhjet e ardhshme dhe reformën në Drejtësi në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore, pasivizimin në Preshevë dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Malin e Zi”, ka njoftuar Kongresi Panshqiptar Amerikan.

Si përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, zëvendësdrejtor, Ilan A. Goodman, zyrtar i lartë për Zyrën e Kosovës, Wendy Rejan, zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe zyrtar mbështetës për Zyrën e Shqipërisë.

Kostelancik ka falënderuar Kongresin Panshqiptar Amerikan për angazhimin dhe  ka ofruar bashkëpunim në çështje të ndryshme me të cilat po përballet Ballkani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…