Drejtuesit e Listës Serbe takohen me Lajçakun, ja për çfarë biseduan
02 mars 2021
| 15:23
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe zëvendësi i tij, Dalibor Jevtiq, janë takuar të martën me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Temat kryesore e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe vazhdimi i dialogut.
“Zyrtarët e Listës Serbe theksuan se është shumë e rëndësishme të vazhdojë dialogu dhe në të njëjtën kohë shfrytëzuan rastin për të kujtuar të dërguarin special për marrëveshjet e nënshkruara që nuk janë zbatuar ende nga Prishtina, të cilat janë thelbësore për mbijetesën e sigurt të serbëve në këto zona”, ka njoftuar Lista Serbe.