Drejtuesit e Llapit i motivojnë futbollistët
09 shkurt 2021
| 11:33
Skuadra e Llapit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës do të përballet me Ballkanin nga Suhareka.
Në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje që zhvillohet të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, të pranishëm ishin drejtuesit e klubit për t’i motivuar futbollistët para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme.
“Të pranishëm në stërvitjen e fundit para ndeshjes së 1/8 së Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit për t’i dhënë mbështetje të fuqishme skuadrës për kualifikimin tutje ishin: kryesia e klubit, presidenti Beqir Batatina, zëvendëspresidenti Amrush Batatina dhe drejtori ekzekutiv Bejtush Batatina. Ne jemi të gatshëm për sfidën e Kupës”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/