Drejtuesit e LV-së takojnë delegacionin e Këshillit Evropian

23 shkurt 2018 | 10:30

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga kryetari Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetari i grupit parlamentar Glauk Konjufca, dhe deputetja Fitore Pacolli, është takuar me përfaqësuesit e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt ish-kryeministër dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Fredrik Wesslau drejtor i Programit “Evropa e Zgjeruar”, Vessela Tcherneva, drejtoresh e Programeve, dhe Tania Lessenska.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufirit.

Kryetari Albin Kurti e ka njoftuar delegacionin me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth marrëveshjes për demarkacionin, por edhe për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë dhe idetë e Vetëvendosjes për të dal nga kriza e për ta nisur progresin.

Po në këtë takim është diskutuar edhe për perspektivën e integrimit të Kosovë në BE si dhe për hapat që duhet ndërmarrë shteti ynë në këtë drejtim.

Përveç tjerash, është diskutuar  edhe për bashkëpunimin ekonomik e politik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për investimet ekonomike si dhe për situatën energjetike në vend.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…