Drejtuesit e Malishevës dhe GIZ-it diskutojnë për hartën zonale
Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga shefi i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, dhe zyrtarët e këtij departamenti, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it të drejtuar nga Michael Leader, me të cilin kanë diskutuar për projektin e hartës zonale në komunën e Malishevës.
Berisha ka thënë se ky projekt ka rëndësi ekonomike dhe mjedisore për Malishevën.
“Rëndësinë e këtij projekti që ka për zhvillimi ekonomik, mbrojtjen e mjedisit në tërë territorin e komunës, mbrojtjen e tokave bujqësore, njëkohësisht tha se të gjitha vendimet, komuna i merr të bazuara në planin zhvillimor komunal, të cilin e ka të miratuar këtë vit, si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të plotë në këtë drejtim mes ekipit të urbanizimit dhe përfaqësuesve të GIZ-it, që të përmbushen objektivat dhe një hap e më parë edhe Malisheva të bëhet me Hartë Zonale”, ka thënë Berisha.
Kurse përfaqësuesi i GIZ-it, Michael Leader, ka thënë se vendimi për këtë projekt pritet të merret brenda disa muajve.
“Për këtë projekt puna në hartim ka filluar tash e dy vite dhe është bërë një punë e madhe duke identifikuar shumë nevoja që kanë dalë gjatë punës dhe tash jemi në fazën e dytë, por vendimi pritet të merret disa muaj më vonë, brenda vitit dhe ende nuk dihet se cilat komuna do të mbështetën”, është shprehur Leader.
Ekipi i urbanizimit ka bashkëpunuar edhe me ekipet e komunave fqinje për këtë projekt
/Epoka e re/