Drejtuesit e OAK-ut dhe ministri Bislimi diskutojnë për sfidat e bizneseve si pasojë e koronavirusit

17 mars 2020 | 15:52

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë takimit në takim me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bisilimi, kanë shprehur shqetësimet për vështirësitë që bizneset po kalojnë në këto kushte të jashtëzakonshme për shkak të paqartësive të krijuara nga deklaratat e ndryshme të institucioneve të cilat janë duke afektuar edhe në përgjigjen e punëtorëve në vendin e punës.

Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, ka bërë me dije se ka kërkuar nga ministri  Bislimi që bashkërisht të gjendet një  zgjidhje ndaj efekteve dhe kundërefekteve që  ka biznesi dhe shteti gjatë kësaj periudhe, duke potencuar mospërgjigjen e punëtorëve në vendin e punës, e cila sipas tij ndikon dhe afekton në mënyrë zinxhirore dhe mund të shkaktojë kolaps potencial, vështirësi në pagesa, duke përfshirë pagat e punëtorëve, kreditë, qiratë e obligimet e tjera.

Ndërsa ministri Bislimi ka falënderuar përfaqësuesit e OAK-ut për çështjet e ngritura dhe është zotuar që do të ketë parasysh këto shqetësime, ku do të mundohet maksimalisht që të jenë sa më afër biznesit dhe problemeve të tyre.

Gjatë këtij takimi, ministri Bislimi ka deklaruar edhe mundësinë e hapjes së një numri të veçantë në Kryeministri për bizneset.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadoren…