Drejtuesit e PSD-së bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
Një delegacion i Partisë Socialdemokrate (PSD) i drejtuar nga kryetari Shpend Ahmeti ka bërë sot homazhe pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari me rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.
PSD-ja ka kërkuar përgjegjësi politike dhe ligjore për humbjen e jetës së Astritit.
Sipas PSD-së, drejtësia për Astritin është kushti për një shoqëri të drejtë dhe për republikë të lirë.
“Shoku dhe bashkëveprimtari Astrit Dehari vdiq në duart e pushtetit. I burgosur paarsyeshëm dhe padrejtësisht. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi politike dhe ligjore për humbjen e jetës së tij. Drejtësia për Astritin është kushti për një shoqëri të drejtë, për republikë të lirë. Drejtësia për Astritin është liria e popullit të tij, e të gjithë popujve; barazia brenda popullit dhe midis popujve”, është thënë në njoftimin e kësaj partie të publikuar në “Facebook”.
/Epoka e re/