Drejtuesit e shtetit nesër bëjnë homazhe për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

14 janar 2023 | 21:36

Krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca, nesër nga ora 10:00 do të bëjnë homazhë në Kompleksin Memorial në Reçak.

Përmes një njoftimi për media, u bë e ditur se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, në orën 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Po ashtu, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Nesër, më 5 janar 2023, janë bërë 24 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mosmarrëveshje në trafik mes dy personave sot rreth orës…