Drejtuesit e Vetëvendosjes bëjnë homazhe në Malishevë për 20-vjetorin e çlirimit

16 qershor 2019 | 12:32

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i qendrës në Malishevë, Adem Berisha, veprimtari politik i çështjes kombëtare Gani Krasniqi, dhe bashkëpunëtorë të tjerë sot ka bërë homazhe me rastin e përvjetorit të çlirimit të Malishevës.

16 Qershori është dita e çlirimit dhe dita e dëshmorëve në Komunën e Malishevës.

Malisheva në luftën e fundit i ka dhënë kombit 72 dëshmorë dhe qindra martirë të vrarë e të masakruar.Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!Malisheva po ashtu nga marsi ‘98 deri në korrik ‘98 ishte shpallur edhe zonë e lirë.

“Përgjatë asaj kohe në këtë zonë janë strehuar qindra e mijëra civil, kanë qenë të vendosura institucionet drejtuese të luftës siç ishin Shtabi i Përgjithshëm dhe Radio Kosova e Lirë. Në këtë zonë kanë vepruar edhe dy brigadat, Brigada 122 me Imer Krasniqin dhe Brigada 121 me Ismet Jasharin- Kumanovën. Dëshmori i parë nga Malisheva ishte Imer Krasniqi i cili kishte rënë heroikisht më 16 qershor 1998 në Bllacë. Pas luftës në Kosovë, qindra djem e vajza nga Malisheva i janë bashkuar organizimit të luftës së UÇPMB-se dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku ranë dëshmorë edhe tre djem nga Malisheva. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe lirisë për të cilën ranë!”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!Në këtë përvjetor drejtuesit e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!/Epoka  e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë…